Francezët bojkotuan zgjedhjet rajonale, dështon Le Pen, zhgënjen Macron

schedule23:49 - 20 Qershor, 2021

schedule 23:49 - 20 Qershor, 2021

Sot u zhvillua në Francë raundi i parë i zgjedhjeve rajonale, të cilat janë një test i mirë një vit para zgjedhjeve presidenciale, por ishin me pjesëmarrje zhgënjyese si për ekstremin e djathtë ashtu edhe për Presidentin Emmanuel Macron.

Nga analistët, zgjedhjet e sotme janë komentuar si fitore e atyre që bojkotuan, pasi shkalla e abstenimit ishte e lartë, e cila duket se tejkalon 66%.

Partia e Frontit Kombëtar e së djathtës ekstreme franceze (Le Pen) regjistroi një performancë më të ulët se sa pritej. Po ashtu edhe performanca e partisë së Presidentit Macron nuk ishte pozitive, më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale.

Sipas mediave franceze, rezultatet e votimit tregojnë se në zonat kryesore të vendit, kandidatët e partisë së tij nuk janë kualifikuar në raundin e dytë.

Nga exit poll-et e para kryeson blloku i majtë, më pas vijnë të djathtët dhe Fronti Kombëtar i Le Pen. Raundi i dytë i zgjedhjeve rajonale do të mbahet më 27 qershor. d.b/Abcnews.al