Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Francesco Moriero largohet zyrtarisht nga Flamurtari, klubi vlonjat njofton largimin e italianit nga pankina

schedule10:03 - 9 Mars, 2026

schedule 10:03 - 9 Mars, 2026

Francesco Moriero largohet zyrtarisht nga Flamurtari. Gjithçka është konfirmuar edhe nga klubi vlonjat mes një postimi në faqen e vet zyrtare.

Në fakt trajneri italian mungonte prej tre javësh, ndërsa gjithçka lidhej me faktin se ishte i sëmurë.

Këtë të hënë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar për largimin e tij nga Flamurtari dhe ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.



“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkëpunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!