Një i vdekur dhe të paktën 6 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë të ndodhur në qendër të Strasburgut në Francë. Sipas mediave franceze ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur një person i armatosur me një automatik ka qëlluar drejt kalimtarëve të rastësishem. Autori i këtij sulmi ka arritur të largohet nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia franceze.
Sipas dëshmitarëve, sulmi ka ndodhur në një zonë ku ka patur mjaft qarkullim, pasi pranë ka qenë një treg krishtlindjesh. Ministri i Brendshëm është nisur direkt për në Strasburg. Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse ky sulm ka prapavijë terroriste apo ka qenë ndonjë akt marrëzie tragjik që i kushtoi jetën 1 personi dhe la të plagosur 6 të tjerë./abcnews.al