Francë, shuhet pas 7 ditësh zjarri që dogji qindra hektarë pyje

schedule17:22 - 21 Gusht, 2023

schedule 17:22 - 21 Gusht, 2023

Arrihet të shuhet pas 7 ditësh zjarri i cili shkaktoi dëmtimin e një sipërfaqeje prej rreth 500 hektarësh pyjore në rajonin e Pyrenees Qendrore në jug të Francës.

Në një deklaratë nga administrata e zjarrfikësve të Pyrenees Qendrore, njoftohet se gjatë natës është shuar plotësisht zjarri i cili filloi më 14 gusht në vendbanimin Argeles-sur-Mer në Pyrenees Qendrore dhe i cili dogji një sipërfaqe të gjelbër prej rreth 500 hektarësh, duke përfshirë dhe një kamp.

Në deklaratë bëhet e ditur se për ndërhyrjen ndaj zjarrit u mobilizuan rreth 500 punonjës zjarrfikës.

Në anën tjetër Administrata Meteorologjike e Francës për shkak të të nxehtit përvëlues dha alarmin portokalli dhe paralajmëroi banorët kundër rrezikut të zjarrit.

Zjarri u vendos nën kontroll në ditën e tretë

Për shkak të zjarrit në vendbanimin Argeles-sur-Mer në rajonin e Pyrenees Qendrore në jug të Francës dhe i cili u përhap në rajonet Saint-Andre dhe Sorede, u evakuuan 3 mijë persona në rajon si dhe u lënduan nga flakët dhe tymi mbi 50 persona përfshirë 20 zjarrfikës.

Sipas autoriteteve zjarri u vendos nën kontroll në ditën e tretë.