Mijëra francezë protestuan të shtunën kundër vendimit të Presidentit Emanuel Macron për të emëruar si kryeministër të ri politikanin e qendrës së djathtë Michel Barnier.
Partitë e së majtës e kane akuzuar presidentin francez për vjedhje të zgjedhjeve parlamentare.
Presidenti Macron emëroi të enjten zotin Barnier, një konservator dhe ish negociator i BE-së për Brexit-in, si kryeministër të ri të Francës, pas dy muajsh kaosi politik që pasuan zgjedhjet e parakohshme që zgjodhën një parlament të ndarë në tre blloqe.
Në intervistën e tij të parë si kryeminsitër, të premten në mbrëmje, zoti Barnier tha se qeveria e tij, e cila nuk ka një shumicë të qartë, do të përfshijë konservatorë, anëtarë të kampit të Presidentit Macron dhe se shpresonte edhe për disa përfaqësues nga e majta.
Blloku i majtë, i drejtuar nga partia e së majtës së skajshme Franca e Papërkulur (LFI) e ka akuzuar Presdidentin Macron se vodhi zgjedhjet pasi refuzoi të emëronte si kryeminstër një kandidat nga Fronti i Ri Popullor, kaolicion që u rendit i pari në zgjedhjet e korrikut.
Sipas një anketimi të kompanisë Elabe, të publikuar të premten, 74 për qind e francezëve mendonin se Presidenti Macron nuk e kishte përfilluar rezultatin e zgjedhjeve dhe 55 për qind besonin se ai i kishte vjedhur ato.
Duke reaguar për të emëruarin e tij si kryeministër, udhëheqësit e partve të majta dhe sindikatat bënë thirrje për protesta masive të shtunën, përpara një aksioni të ri, që mund të përshije mbajtjen e një greve më 1 tetor.
Partia Franca e Papërkulur tha se në gjithë vendin do të mbaheshin rreth 130 protesta.
Të shtunën zoti Barnier vazhdoi konsultimet me përpjekjeve për krijimin e një qeverie të re. /voa