Francë, pilotët ukrainas kryejnë trajnime për drejtimin e avionëve luftarakë

schedule14:48 - 17 Qershor, 2024

schedule 14:48 - 17 Qershor, 2024

Dhjetë pilotë ukrainas të moshës midis 21 dhe 23 vjeç po ndjekin një kurs për aeroplanët luftarakë në Francën jugperëndimore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, filloi t’u kërkojë aleatëve të dhurojnë aeroplanë luftarakë dhe t’u ofrojnë trajnime pilotëve ushtrive të tij brenda disa ditësh pasi Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit në fund të shkurtit 2022.

Por 10 pilotët ukrainas aktualisht në Francë janë grupi i parë që marrin një trajnim gjashtë-mujor atje.

Para kësaj, ata ishin në Mbretërinë e Bashkua,r dhe më pas ata ka të ngjarë të shkojnë në Rumani për fazën e tretë dhe të fundit të trajnimit.