Francë/ Një djalë 12 vjeçar shpallet fajtor për mbrojtjen e terrorizmit

schedule10:12 - 22 Gusht, 2024

schedule 10:12 - 22 Gusht, 2024

Një djalë 12-vjeçar u shpall fajtor për mbrojtjen e terrorizmit në internet, njoftoi sot Paul-Edouard Lalouis, prokurori i Montbéliard në lindje të Francës.

Ai regjistroi më shumë se 1700 video propagandistike apo skena të masakrave, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve franceze.

Që nga dhjetori i vitit 2023, ai ka postuar më shumë se 1700 video propagandistike ose skena të masakrave të kryera nga xhihadistët në internet dhe i ka shpërndarë ato përmes disa aplikacioneve të koduara të komunikimit, tha prokurori në një konferencë për shtyp./abcnews.al