Revista satirike franceze Charlie Hebdo ka shënuar përvjetorin e 10-të të sulmit të armatosur që goditi redaksinë e saj në Paris me një numër të veçantë, duke përkujtuar tragjedinë dhe duke ripohuar angazhimin për lirinë e shprehjes.
Në janar të vitit 2015, dy vëllezërit Kouachi, të armatosur, sulmuan redaksinë e Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona, përfshirë gazetarët dhe artistët që punonin aty. Ky sulm ishte një nga aktet më të rënda të dhunës që ka goditur mediat në Francë dhe ka shkaktuar një reagim të fuqishëm për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe të shprehjes.
Numri i veçantë i revistës do të përfshijë shkrime dhe ilustrime që përkujtojnë viktimat dhe ndihmojnë për të mbajtur gjallë mesazhin e Charlie Hebdo për të sfiduar censurën dhe ekstremizmin.
Pas një dekade, Charlie Hebdo vazhdon të publikojë çdo javë dhe ka një botim (të kombinuar print dhe online) prej rreth 50,000 kopjesh.
Revista franceze vazhdon të mbajë gjallë traditën e saj të ashpër satirike, edhe pse ajo është bërë një objekt i rrezikut pas sulmit të vitit 2015. Charlie Hebdo vijon krijimtarinë nga një zyrë, lokacioni i së cilës mbahet sekret dhe me një staf që është i mbrojtur nga trupa sigurie. / abcnews.al