Francë/ Ministri i Transportit nën hetim, akuzohet për shpërdorim të fondeve publike

schedule18:27 - 13 Janar, 2025

schedule 18:27 - 13 Janar, 2025

Ministri i Transportit në Francë është akuzuar për shpërdorim të fondeve publike. Prokurori i Posacëm Financiar i Francës ka nisur një hetim paraprak nga ministrit Philippe Tabarot në një kohë ku kur kryeministri Francois Bayrou është nën presion të shtuar, pasi po përpiqet për të miratuar buxhetin përballë kundërshtimeve të shumta parlamentare.

Hetimi ka të bëjë me pozicionin që Tabarot mbajti midis vitit 2018 dhe 2020 në grupin e interesit publik për turizmin dhe kulturën (GIP) dhe në komunikimet për komunën e Le Cannet në jug të Francës. Në atë kohë, Le Cannet udhëhiqej nga motra e tij, Michele Tabarot, deputete e partisë konservatore Republikanët. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!