Francë, mbyllet faqja e rreme që pretendonte rekrutimin e vullnetarëve për të luftuar në Ukrainë

schedule09:13 - 29 Mars, 2024

schedule 09:13 - 29 Mars, 2024

Autoritetet franceze kanë mbyllur një faqe interneti që pretendonte në mënyrë të rreme se po rekrutonte vullnetarë francezë për të luftuar në Ukrainë.

Faqja e internetit supozohet se organizon një aksion rekrutimi për të regjistruar 200,000 qytetarë francezë, raportoi AFP

“Sajti është një faqe e rreme qeveritare dhe është ripostuar nga llogari dashakeqe si pjesë e një fushate dezinformimi,” tha ministria franceze e mbrojtjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!