Një kandidate e partisë “Tubimi Kombëtar” të Marine Le Pen është tërhequr nga gara edhe pse pati një rezultat pozitiv në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, për zonën elektorale të Calvados.
Ludivine Daoudi iu desh të tërhiqte kandidaturën e saj për shkak se në rrjet është bërë virale një foto e saj, ku shfaqet e veshur me një kapele naziste.
Largimin e saj nga gara e njoftoi delegati i partisë Philippe Chapron mëngjesin e kësaj të marte.
?? FLASH | Ludivine Daoudi, candidate du RN dans le Calvados, avait posé avec une casquette de la Luftwaffe (armée de l’air nazie), une croix gammée vissée sur le front. (Libération) pic.twitter.com/JdPXaMNS6N
— AlertesInfos (@AlertesInfos) July 2, 2024
“Ajo nuk e mohon, ajo e bëri këtë foto disa vite më parë në Saint-Pierre-sur-Dives. Në të vërtetë fotografia ka lënë shije të hidhur. Nuk mund të pranojmë një gjë të tillë”, theksoi Chapron.
Që nga fillimi i fushatës legjislative, disa kandidatë të Tubimit Kombëtar janë tërhequr nga gara për shkak të vërejtjeve raciste ose antisemitike. Kandidati për Morbihan, Joseph Martin u përjashtua para raundit të parë për shkak të një mesazhi antisemitik të publikuar në 2018 në rrjetet sociale.
/abcnews.al