Francë, flamuri europian do të jetë i detyruar në çdo klasë

schedule19:59 - 13 Shkurt, 2019

schedule 19:59 - 13 Shkurt, 2019

Në Francë është miratuar një ligj, që vendos si detyrim si në shkollat publike ashtu si dhe në ato private. Mbajtjen në çdo klasë, të flamurit europian së bashku me atë kombëtar tringjyrësh.

Flamuri i Bashkimit Europian do të jetë i detyrueshëm në çdo klasë franceze. Ligji është miratuar nga Asambleja Kombëtare franceze duke vendosur që pranë flamurit tringjjyrësh kombëtar dhe fjalëve të himnit kombëtar, Marsejeza, të vendoset dhe simboli zyrtar i Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Parlamenti francez miratoi një amendament të propozuar nga Erik Sioti i Partisë Republikane, sipas të cilit parashikohet se në cdo klasë duhet të vendosen të treja këto simbole, në shkollat fillore dhe të mesme. Masa do të aplikohet dhe në institucionet arsimore publike dhe në ato private.

Ministry francez i arsimit Zhan Mishel Blanke i cili votoi pro kësaj mase, deklaroi se do të jetë shumë e thjeshtë që të aplikohet dhe se do të jetë ministria që ai drejton që  do të marrë përsipër shpenzimet financiare. Ai konsideroi këtë si një hap të rëndësishëm përpara

Por ky ligj është pritur dhe me protestat të ashpra nga e majta në sallën e parlamentit të cilët u shprehën se flamujt ekspozohen jashtë ndërtesës së shkollës dhe kjo është e mjaftueshme pasi shkollat nuk janë kazerma ushtrie

Partia komuniste franceze deklaroi se ligji u votua pro nga ata që preferojnë të diskutojnë për identitet më shumë se sa për barazi.

Do të ketë dhe një votim tjetër para se masa të hyjë në fuqi, presidenti i komisionit për çështje kulturorë dhe arsimore, ish mësues, kërkoi nkë votim të dytë për  të premten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!