Francë, dorëhiqet ministri i Brendshëm

schedule11:34 - 3 Tetor, 2018

schedule 11:34 - 3 Tetor, 2018

Presidenti francez humbet një tjetër pjesë të rëndësishme të qeverisë së tij. Macron ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm. Ky i fundit ka thënë se do të kthehet në drejtimin e Bashkisë së Lionit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Gerard Collomb. Kjo është bërë e ditur nga vetë pallati Elize. Numri dy i qeverisë franceze kishte dorëzuar dorëheqjen që prej të hënës, megjithatë Macron fillimisht e refuzoi. Por pastaj u dorëzua duke kërkuar që të qëndrojë në detyrë deri sa të gjendet një pauses i tij. Collomb, 71 vjeç, ishte ministri më i vjetër i ekzekutivit.

Presidenti vijon të humbasë pjesë: me 28 gusht ishte ministri i Mjedisit, Nicolas Hulot, që njoftoi dorëheqjen e motivuar me mugesën e progresit mbi klimën dhe tematikat e tjera mjedisore. Në fillim të shtatorit u largua edhe Ministrja e Sportit Laura Frassel, dhe vetë zëdhënësi i Macron, Bruno Roger-Petit. Por vendimi i Collomb është përshkruar nga mediat franceze si një nga goditjet më të fuqishme për Macron. Ndërsa opozita, nga Partia Socialiste tek republikanët dhe deri tek Marine Le Pen sulmojnë qeverinë duke pyetur nëse ka mbetur ndokush në kabinën e regjisë.

Të martën, kryebashkiaku i Lionit, George Kepenekian, u shpreh i gatshëm t’i dorëzojë detyrën e tij ministrit të Brendshëm të dorëhequr të Francës. Kur Collomb hoqi dorë nga poltroni i tij i kryebashkiakut të Lionit për t’u shndërruar në ministrin më besnik të Presidentit të ri Macron, në 2017, Kepenekian, zëvendësi i tij në Lion, u angazhua në ruajtjen e postit të tij në rast të ndonjë rikthimi. Për këtë ndërrim të ri dhe të pritur, mjafton një votim i këshillit komunal. Ndërkohë, në këtë krizë të re qeveritare, presidenti Macron ka angazhuar qeverinë në gjetjen e një zëvendësuesi sa më të denjë. Për momentin nuk ka asnjë emër për këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!