Francë, demonstruesit sulmojnë nipin e Zonjës së Parë

schedule19:29 - 16 Maj, 2023

schedule 19:29 - 16 Maj, 2023

Stërnipi i Brigitte Macron thuhet se ka qenë objektiv i një sulmi brutal, në periferi të një demonstrate kundër reformës së pensioneve që u zhvillua në qendër të Amiens, në Francën veriore, pas një interviste televizive të dhënë nga presidenti francez.

Autoritetet arrestuan tetë persona, të cilët sipas një burimi policor mbeten në paraburgim. Sipas Jean-Alexandre Tronier, babai i nipit të Zonjës së Parë, sulmuesit ishin gjashtë burra dhe dy gra.

Sipas dëshmisë së tij, djali i tij Jean-Baptiste Tronier, 30 vjeç, u identifikua dhe u vu në shënjestër nga një grup që merrte pjesë në një demonstratë ku protestuesit po përplasnin tenxheret dhe tiganët. Demonstrata të kësaj natyre po zhvillohen prej javësh për të protestuar kundër miratimit të reformës së pensioneve nga qeveria pa votim në parlament.

Sulmuesit e goditën atë në kokë, krahë dhe këmbë, duke sharë “presidentin, gruan e tij dhe familjen tonë”, përpara se të largoheshin. Tre kalimtarë ndërhynë dhe e ndihmuan, tha babai i tij për AFP.

Ai tha se nuk ka “asnjë lidhje ekonomike” midis fabrikës së çokollatës Trogneux dhe çiftit presidencial, ambientet e saj janë shënjestruar rregullisht në periferi të protestave që kur Macron erdhi në pushtet.

Zyra e prokurorit të Amiens nuk iu përgjigj kërkesave të AFP për koment. /abcnews.al