Presidenti i Francës Macron vijon rënien e lirë në sondazhe dhe tashmë partia nacionaliste e Marinë Lë Pen ka kaluar “On Marsh”. Këto rezultate negative vijnë si shkak i politikave të kreut të pallatit Elize që nuk gjejnë përkrahje nga populli.
Presidenti Emmanuel Macron po zhvillon një tur në Francë në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore për të vënë theksin tek rreziku që vendos ringjallja e nacionalizmit në Evropë. Por duket se votuesit nuk janë të interesuar në këtë çështje. Ata janë më shumë të shqetësuar lidhur me adresimin e presidentit në rënien industriale që ka prekur verilindjen e Francës, se sa t’i bashkohen atij në përkujtimoret për betejat e luftrave që u morën jetën miliona qytetarëve shekullin e kaluar. Këto fakte përkthehen në pikë politike.
Për herë të parë, Mobilizimi Kombetar, partia nacionaliste e së djathtës së Marine Le Pen, ka kaluar në një sondazh lëvizjen “En Marche” të presidentit Macron. Ky zbullim vjen disa muaj përpara zgjedhjeve evropiane që zhvillohen në maj. Sipas studimit, partia e Le Pen ka mbështetjen e 20% të qytetarëve, duke u rritur ndjeshëm. Ndërsa ajo e “On Marche”, është në kuotën e 19.5% të preferencave, duke shënuar një rënie prej 4.5%.
Kur Macron paralajmëron për kërcënimin global të ndryshimeve klimatike, votuesit e zemëruar duan të dinë se pse lufta e tij për të përmbushur angazhimet e tij buxhetore nënkupton një rritje në taksat për benzinën dhe një shtrydhje mbi të ardhurat e pensionistëve. Ndërsa popullariteti i Macron po prek nivelet më të ulëta çdo javë, një demonstratë që pritet të zhvillohet me 17 nëntor kundër rritjes së çmimit të benzinës po kërcënon të kthehet në një protestë kombëtare kundër presidentit. Por ky i fundit, i bindur në zgjedhjet e tij, nuk pranon të ndryshojë drejtim. Ndërkohë, Macron mori drejtimin e pallatit Elize me 14 maj të 2017, dhe mandati i përfundon në vitin 2022./abcnews.al