Tetë persona janë arratisur nga Qendra e Paraburgimit (CRA) në qytetin francez të Nicës, ndërsa i nënti është arrestuar, njoftuan sot burime policore dhe gjyqësore.
Siç njoftoi Prokuroria e Nicës, në lidhje me ngjarjen është hapur një hetim, shkruan gazeta franceze “Figaro”.
Qendra e paraburgimit në Nice mund të strehojë 40 persona dhe ndodhet në një ish-kazermë që është shndërruar në stacion policie.
Siç thuhet nga policia, në atë qendër ka një numër të madh emigrantësh të cilët pas daljes nga burgu duhet të kthehen në kufi.
Për masat e sigurisë në qendër dhe rreth saj janë 70 pjesëtarë të policisë kufitare, të cilët rrotullohen./abcnews.al