Mijëra fluturime janë anuluar në Francë për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Anulimet erdhën edhe pasi SNCTA, sindikata më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në Francë, tha se po anulonte grevën e 25 prillit pasi arriti një marrëveshje me menaxhmentin për kushtet e punës.
DGAC tha se marrëveshja u arrit shumë vonë për të shmangur ndërprerjet e trafikut dhe diskutimet ende nuk ishin finalizuar me sindikatat e tjera.
“Ndërsa njoftimi për tërheqjen e grevës mund të ofrojë lehtësim për disa pasagjerë, natyra e tij në minutën e fundit do të thotë se do të ketë ende ndërprerje të konsiderueshme të fluturimeve në Francë dhe në pjesë të Evropës,” tha Ourania Georgoutsakou, kreu i grupit të industrisë Airlines për Evropën (A4E), të mërkurën.