Emmanuel Macron e ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqjen edhe nëse kampi i tij nuk fiton zgjedhjet parlamentare.
“Shpresoj se ata do të bëhen bashkë, kur të vijë koha, para ose pas (zgjedhjeve), gratë dhe burrat e vullnetit të mirë do t’i thonë së bashku jo ekstremeve”, tha ai në një konferencë shtypi, duke udhëzuar mazhorancën presidenciale të fillojë diskutimet me formacione të tjera politike dhe duke i kthyer shpinën ekstremit të djathtë, që mbron përjashtimin, dhe ekstremit të majtë të cilin ai e akuzon për “antisemitizëm” dhe “antiparlamentarizëm”.
Megjithatë, një sondazh i kryer nga Instituti CSA në emër të mediave franceze – CNEWS, Europe 1 dhe JDD, tregon se 57% e qytetarëve francezë nuk ndajnë mendimin e presidentit francez, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Në fakt, mes moshës 18 dhe 24 vjeç, përqindja shkon në 76%. Në grupmoshën 50-64 vjeç përqindja është 59%, si dhe në grupmoshën 25-34 vjeç. Në 56% është në përqindjen e njerëzve 35-49. Së fundi, tek ata mbi 65 vjeç, përqindja duket të jetë më e ulëta dhe arrin në 47%./abcnews.al