Franca të dërguar të posaçëm në vendet islame për të shpjeguar deklaratat e Macron

schedule09:01 - 5 Nëntor, 2020

schedule 09:01 - 5 Nëntor, 2020

Zyrtarët francezë kanë deklaruar se po shqyrtojnë mundësinë e emërimit të një të dërguari të posaçëm në vendet myslimane për të shpjeguar mendimin e presidentit Emmanuel Macron mbi radikalizmin islamik dhe lirinë e shprehjes në përpjekje për të shuar reagimin anti-francez, raporton The Guardian.

Rritja pakënaqësisë ndaj Francës mund të thelloj edhe më tej konfliktin tashmë të nisur midis Macron dhe Turqisë rreth Libisë dhe kërkimit të naftës në Mesdheun lindor. Macron gjatë një interviste për Al Jazeera u përpoq të justifikojë qasjen e tij ndaj myslimanëve, por deri më tani ka marrë mbështetje vetëm nga ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash.

Sipas mediave franceze, Macron  përmes një telefonate ka sqaruar liderin palestinez, Mahmoud Abbas, që ai di të bëj diferencën midis terrorizmit dhe Islamit, transmeton abcnews.al

Qëndrimi i presidenti Francez ndaj vrasjes së mësuesit Samuel Paty në 16 tetor ka nxitur një sërë kritikash dhe protestash nga bota islame. Ndërsa thirrjes së presidentit Turk Rexhep Tayip Erdogan për të bojkotuar produktet franceze i janë bashkuar edhe disa vende të tjera.

Ministria e jashtme saudite tha se do të hedh poshtë çdo përpjekje për të lidhur Islamin me terrorizmin dhe dënon karikaturat ofenduese të profetit. Ndërsa ministri Gargash, një aleat i francezëve dhe kundërshtar i Turqisë në Libi, tha në një intervistë se fjalët e presidentit francez u nxorën qëllimisht nga konteksti. Ai tha se qëllimi i vërtetë i presidentit turk ishte të zgjeronte ndikimin e vendit të tij në botën myslimane.

Ekzekutimi i mësuesit në Paris për shkak se u kishte treguar karikatura të profetit Mohamed nxënësve të tij ka goditur sigurisë në Francë. Karikaturat Mohammed që fillimisht u shfaqën në Charlie Hebdo u bënë shkaktaret e një sulmi terrorist në revistën satirike në 2015 që la të vdekur 12 persona./abcnews.al