Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, poston herë pas herë se si po e kalon karantinën e radhës në Paris. Kujtojmë që Franca ashpërsoi sërish masat pas shtimit të rasteve të reja, duke vendosur një karantinë të pjesshme.
Ndërkohë, modelja dhe njëkohësish agjentja e sulmuesit të PSG-së ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga oborri i shtëpisë së saj. “Në shtëpi”, shkruan bukuroshja krahas postimit, ku ajo shfaqet vetëm me bikini, të cilat i nxjerrin në pah format e saj perfekte.
Wanda nuk nguron të postojë foto apo video të tilla, të cilat menjëherë pëlqehen nga ndjekësit e saj. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe Nara është fokusuar dhe tek palestra dhe duhet ta pranojmë se ish-kapiteni i Interit është me fat. /abcnews.al