Franca: Rreziqet gjeopolitike kërcënojnë ekonominë globale

schedule15:36 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:36 - 13 Tetor, 2023

Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire foli për rreziqet gjeopolitike që kërcënojnë ekonominë botërore, duke theksuar se pas pushtimit rus të Ukrainës dhe konfliktit në Azerbajxhan, shtohet rreziku që konflikti në Izrael të zgjerohet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Nëse konflikti mbetet i përmbajtur, “ndikimi në çmimet e naftës do të jetë i kufizuar. Sot janë të kufizuara, çmimi i fuçisë është rritur por në mënyrë të kufizuar”, përmblodhi Lemaire duke iu drejtuar gazetarëve në margjinat e takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marrakesh.

Ministri francez i ekonomisë foli gjithashtu për “mungesën e produktivitetit në Evropë”.

“Nuk mund të jemi të kënaqur me nivelin e produktivitetit në Evropë, nuk mund të jemi prapa Shteteve të Bashkuara dhe Kinës me rritje mesatare rreth 1%,” tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!