Franca regjistroi 400 vdekje të lidhura me të nxehtin në muajin gusht

schedule11:02 - 14 Shtator, 2023

schedule 11:02 - 14 Shtator, 2023

Përgjatë valës së të nxehtit në gusht, autoritetet në Francë i kanë regjistruar rreth 400 viktima të lidhura me motin e nxehtë, ka thënë Autoriteti i shëndetit publik i këtij vendi.

Personat mbi moshën 75-vjeçare janë më të prekurit, është thënë në raportin e publikuar në Paris, shkruan REL.

Përgjatë valës së tretë të të nxehtit në Francë, në periudhën 11-26 gusht, numri i vdekjeve është rritur për 5.4 për qind më shumë, në krahasim me javët e njëjta të vjetëve të fundit.

Përgjatë kësaj periudhe, temperaturat në Francë janë rritur në 42 gradë Celsius në disa rajone.

Nëse njerëzit vdesin më shumë në javët me temperatura të larta, në krahasim me javët e njëjta të viteve të kaluara, rritja e shkallës së vdekshmërisë vlerësohet se është shkaktuar nga i nxehti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!