Franca pro bombardimit të Serbisë, deputeti francez kërkon hetim për përkrahjen e Thaçit

schedule15:03 - 7 Nëntor, 2020

schedule 15:03 - 7 Nëntor, 2020

Deputeti i Parlamentit francez, Thierry Mariani, ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit.

Mariani ka thënë se duhet të themelohet një komision që të hetojë mbështetjen që Franca ia ka dhënë Thaçit dhe Kosovës, kundër Serbisë.

“Dhe aleatët e tij në Francë? Dhe aksioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme në favor të tij kundër Serbisë. Ne kemi nevojë për një komision hetimor!”, shkruan Mariani.

Franca ka qenë një prej shteteve që ishte pajtuar për bombardimin e Serbisë, asokohe nën udhëheqjen e Jacques Chirac.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Francës kishte lëshuar një komunikatë për media në vitin 2016, ku kishte përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit të Kosovës.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!