Franca në shok, fotografi vdiq nga hiportermia pasi u la në rrugë për 9 orë

schedule13:50 - 29 Janar, 2022

schedule 13:50 - 29 Janar, 2022

Vdekja e një fotografi 85-vjeçar, ka shkaktuar pikëllim, zemërim dhe mosbesim në të gjithë Francën. Fotografi René Robert ndërroi jetë nga hipotermia pasi u rrëzua në një rrugë dhe u injorua nga kalimtarwt për nëntë orë, shkruan The Guardian

Fotografi zviceran i njohur për fotografitë e tij për disa nga yjet më të famshëm të flamenkos në Spanjë, ndërroi jetë javën e kaluar pasi u rrëzua gjatë një shëtitje në një lagje shumë të populluar të Parisit.

“Atij iu morën mendtë dhe u rrëzua, tha miku i tij, gazetari Michel Mompontet në një seri postimesh në Twitter.

“Në pamundësi për t’u ngritur, ai qëndroi në vend, në të ftohtë për nëntë orë derisa një person i pastrehë lajmëroi shërbimet e urgjencës. Shumë vonë. Ai kishte ndërruar jetë nga hipotermia tashmë. Gjatë këtyre nëntë orëve asnjë kalimtar nuk ndaloi për ta ndihmuar.

Mompontet, i cili gjithashtu tregoi rrethanat e vdekjes së fotografit në France TV Info, tha se Robert ishte “vrarë nga indiferenca”, duke shtuar: “Nëse kjo vdekje e tmerrshme mund të shërbente për ndonjë qëllim, do të ishte ky: kur një njeri është i shtrirë në trotuar, ne duhet ta kontrollojmë, pa marrë parasysh sa të zënë mund të jemi.

Shoqata Olivar, e cila ka punuar me të rinjtë e pastrehë në Madrid për më shumë se 30 vite, tha se ishin të pikëlluar, por jo të befasuar. “Shumë njerëz po flasin për historinë e tmerrshme të René Robert. Por realiteti është se kjo është përvoja mizore, e përditshme e atyre që jetojnë dhe vdesin në rrugë.

Çfarë po ndodh me ne si shoqëri që mund të ndodhë diçka e tillë?” shkroi shoqata në Twitter.

Sipas shoqatave të të pastrehëve, 600 njerëz vdesin në rrugët e Francës çdo vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!