Franca përgatitet për një të enjte negative për shkak të grevës së përgjithshme të nisur nga sindikatat kundë reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.
Një protestë e cila ka ndaluar transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor me anulime dhe vonesa të parashikuar për trenat, autobusët dhe metrotë. Eurostar ka anuluar të gjitha lidhjet që shkojnë dhe vijnë në Paris deri në 9 dhjetor, e njëjta gjë ndodh dhe me 1/5 e fluturimeve në të gjithë vendin.
Pritet një pjesëmarrje masive, pasi në grevë janë bashkuar dhe kategori të tjera nënpunësish publikë, mes të cilëve dhe mësuesit. Dy shkolla në dhjetë do jenë të mbyllura ashtu si dhe disa zyra poste.
Nuk janë vetëm nënpunësit e sektorit public që kundërshtojnë një reformë e cila parashikon bashkimin e 42 regjimeve aktuale. Këshilli kombëtar i avokatëve deklaroi se e enjtja do të jetë një ditë e vdekur për drejtësinë, kjo për të mbrojtur regjimin e saj autonom. E njëjta kërkesë vjen dhe nga personeli I policisë, I cili ka ndaluar cdo shërbim deri në orën 15.00 të së enjtes.
Protestojnë dhe punëtorët e kompanive të mëdha të prodhimit të automjeteve si dhe ata të sektorit energjitik, përfshirë dhe rafinerotë. Tri ngakatër sindikatat që përfaqësojnë 140 mijë punëtorët në sektorin e gazit dhe elektricitetit gjithashtu I janë bashkuar grevës.
Por nga ana tjetër është garantuar shërbimi në spitale, të cilët kanë paralajmëruar grevën e tyre në 17 dhjetor.
Pikërisht tek pensionet qeveria e presidenti Makron vë në lojë pjesën më të madhe të besueshmërisë tek francezët.
Reforma parashikon rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjec. Por një gjë e tillë kundërshtohet nga sindikatat dhe një pjesë e madhe e popullsisë. Sipas një sondazhi të fundit, shtatë francezë në dhjetë mbështesin protestën.
Ndërkohë manifestime në shesh janë parashikuar në Paris dhe në qytetet kryesore të vendit. Dhe zgjedhja e kësaj date për të protestuar nuk është e rastësishme pasi në 5 dhjetor të vitit 1995 një protestë kundër reformave të pensionit rrëzoi qeverinë Zhupè./abcnews.al