Franca: Mbështetja ushtarake për Ukrainën është efektive dhe e përhershme

schedule15:50 - 2 Shkurt, 2023

schedule 15:50 - 2 Shkurt, 2023

Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornou, foli për shtypin francez, duke sqaruar nevojën për ndihmën vazhdueshme dhe efektive ushtarake në Ukrainë.

“Ukraina ka nevojë për mbështetje ushtarake efektive, të besueshme dhe të përhershme, e cila është konsistente si në aspektin e trajnimit ashtu edhe në atë logjistik”, tha ndër të tjera ministri francez i mbrojtjes në një intervistë për gazetën Le Figaro.

“Në dhjetor folëm vetëm për mbrojtjen tokë-ajër, në janar po flasim vetëm për tanke, në shkurt kam ndjesinë se do të flasim vetëm për avionët luftarakë”, tha ministri francez.

Nga ana e tij, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, duke folur për stacionin BFM-TV, tha se “Rusia është duke u përgatitur shumë seriozisht për një sulm dhe duke mobilizuar 500,000 burra”, duke shtuar se mund të sulmojë më 24 shkurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!