Franca, ligj kundër diskriminimit të modeleve të pazakonta dhe ngjyrës së flokëve

schedule14:39 - 28 Mars, 2024

schedule 14:39 - 28 Mars, 2024

Parlamenti francez po diskuton këtë të enjte miratimin e një projektligji që synon të konsiderojë rracizëm dhe diskriminim komentet jo të hijshme që bëhen ndaj një personi për flokët e tij, duke përfshirë këtu ngjyrën apo modelin.

Deputetët francezë thonë se shpresojnë që nëpërmjet kësaj nisme të dërgojnë një mesazh mbështetje për njerëzit me ngjyrë që përballen shpesh here me komente të ndryshme në komunitet por edhe në vendet e tyre të punës për shkak të flokëve të tyre.

Ky projektligj në Francë I bën jehonë një legjislacioni të ngjashëm që është miratuar më parë në më shumë se 20 shtete amerikane.

Ai është propozur në parlamentin francez nga deputeti Olivier Serva, një ligjvënës nga Karaibet I cili thotë se nëse ky projekligj do të miratohet do ta bënte Francën vendin e parë në vote që njeh diskriminimin në bazë të flokëve në nivel kombëtar.

Franca nuk mbeldh të dhëna zyrtare mbi rracën, pasi ky shtet ndjek një vizion universal që nuk I dallon qytetarët sipas grupeve etnike dhe sipas deputetëve që kundërshtojnë projektligjin për flokët dicka e tillë e bën të vështirë matjen e një diskriminimi të tillë.

Projektligji ka shance të kalojë në votimin  e kësaj të enjte në Asamblenë Kombëtare pasi ai mbështetet nga anëtarët e parties qëndrore të presidentit Francez Emanuel Macro dhe Partitë e majta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!