Franca kundërshton akuzën e OKB-së për ‘racizëm’ ​​në polici

schedule18:12 - 30 Qershor, 2023

schedule 18:12 - 30 Qershor, 2023

Qeveria franceze hodhi poshtë të premten akuzat e OKB-së për racisëm midis forcave të rendit, të cilat erdhën pasi një 17 vjeçar u vra nga policia gjatë një ndalimi trafiku. “Çdo akuzë për racizëm apo diskriminim sistematik në forcat e policisë në Francë është krejtësisht e pabazë”, tha ministria e jashtme.

Më herët, OKB i bëri thirrje Francës që të merret seriozisht me problemet e racizmit dhe diskriminimit racial në zbatimin e ligjit, pak ditë pas vrasjes së adoleshentit nga oficeri i policisë. OKB shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për trazirat që shpërthyen në vend pas vdekjes së të riut.

“Ka ardhur koha që vendi të marrë seriozisht problemet e thella të racizmit dhe diskriminimit racial midis forcave të zbatimit të ligjit,” tha Ravina Samdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, gjatë një konference të rregullt për shtyp nga Gjeneva./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!