Franca kundër terrorizmit në Afrikë, apel qeverive te rajonit: Secili duhet të bëjë punën e tij!

schedule12:33 - 13 Janar, 2020

schedule 12:33 - 13 Janar, 2020

Një samit me dyer të mbyllura në qytezën franceze të Pau në prani të Emannuel Macron dhe pesë krerëve të shtetit të rajonit të Sahel. Presidenti francez zgjodhi këtë qytet pasi aty qëndron regjimenti i pestë i helikopterëve të luftës, pjesë e të cilit ishin dhe 13 ushtarët e vrarë në operacionet në Mali në 25 nëntor të 2019-ës.

Kjo ishte humbja më e madhe për Francën që nga viti 2013, dhe ndodhi në një moment kur prania e forcave franceze të operacionit Barkhane në Sahel, kritikohet nga shumë palë. Mauritania, Mali, Çad, Burkina Faso e Nigeria janë prej kohësh të paqëndrueshme për shkak të pranisë së strehave të terroristëve. Në përfundim të samitit shtete e Sahel përsëritëns e prania e ushtarëve francezë në rajon vjen si pasojë e kërkesës së tyre të drejprëdrejtë. Janë afrikanët ata që kanë kërkuar ndihmë.

Por situata aktuale në terren nuk është aspak e thjeshtë pasi një pjesë e madhe e zonave konsiderohet strehë e xhihadistëve. Kjo mund të sjellë një rritje të numrit të ushtarëve francezë, të cilët aktualisht janë 4500.

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte organizuat një takim urgjent pas masakrës së 71 ushtarëve nigerianë në kufi me Malin.

Makron është I vetëdijshëm për faktin se prania ushtarake franceze sulmohet dhe me akuzën se është neokolonialiste por presidenti këmbëngul se vendi i tij mund të ndihmojë por janë afrikanët ata që duhet të clirohen njëherë e mirë nga xhihadizmi.

Franca sigurisht që ka interesa gjeopolitike në rajon, por nuk është e vetmja. Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili, e konsiderojnë ende Afrikën si tokën e pushtimit ekonomik. Por Parisi është ndër rastet e rralla kur një vend jo afrikan impenjohet me njerëz dhe mjete, duke paguar dhe një çmim të lartë.

Samiti me dyer të mbyllura kishte si objektiv që krerët e shteteve dhe qeverive të rajonit të kuptojnë qartë se duhet të bëjnë punën e tyre, pasi Franca nuk mund të luftojë e vetme kundër organizatave terroriste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!