Franca kthen diplomatët në ambasadën e Kievit

schedule22:13 - 14 Prill, 2022

schedule 22:13 - 14 Prill, 2022

Franca do të kthejë ambasadën e saj në Ukrainë në kryeqytetin Kiev, sipas një njoftimi të bërë së fundmi. Ambasada u zhvendos në qytetin perëndimor të Lviv-it në fillim të marsit pas nisjes së pushtimit rus. Ministri i Jashtëm Bu, Jean-Yves Le Drian tha se do të kthehet në Kiev “shumë shpejt”.

Sipas tij, rishpërndarja do t’i lejonte Francës “të thellojë mbështetjen e saj për Ukrainën edhe më tej në të gjitha sferat”.

Kujtojmë se të mërkurën, ministria e jashtme çeke tha se diplomatët e saj ishin kthyer në ambasadë në Kiev për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Një numër i madh diplomatësh janë larguar nga Kievi në shkurt ndërsa trupat ruse afroheshin gjithnjë e më shumë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!