Prej kohësh dihej se mund të ndodhte.
Zinedin Zidan në stolin e Francës do të ishte kombinimi perfekt, dhe duket se kështu do të jetë në korrik ose gusht.
E përditshmja e shquar sportive, “L’Ekip” informon se Federata Franceze e Futbollit ka bërë gati planin për të sjellë ish-yllin e madh të futbollit në stolin që pritet të lihet bosh nga tekniku aktual, Didie Deshamp.
Me Deshampin si trajner, Franca fitoi Kupën e Botës në 2018 në Rusi pasi mundi 4-2 në finale Kroacinë, dhe arriti finalen e dytë radhazi të Botërorit në 2022 në Katar, mposhtur vetëm pas penalltive nga Argjentina e Lionel Mesit.
Zidan, ndërkaq, shkëlqeu në stolin e Realit kur për tre sezone me radhë fitoi Championsin, nga 2016 deri në 2018, me legjenda të tilla në fushë si Kristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Luka Modriç, Karim Benzema, Toni Kros apo Garet Bejl.
Gjithsesi, pasi u largua nga Madridi shtatë vjet e gjysmë më parë, legjenda e gjallë e topit nuk ka drejtuar më asnjë skuadër duke ngritur dyshime për të ardhmen e tij si trajner.
Tashmë, duket se nis një kapitull I ri.
Zinedin Zidan, I mbiquajtur “Zizu” dhe Didie Deshamp, fituan së bashku Kupën e Botës në 2018 në “Stadë dë Frans” të Parisit, e para për Francën në histori, pasi mundën 3-0 Brazilin e madh në finale.
Zidan shënoi dy gola në atë ndeshje. / abcnews.al /


