Franca garanton me kushtetutë të drejtën për abort

schedule16:40 - 30 Tetor, 2023

schedule 16:40 - 30 Tetor, 2023

Me synimin kryesor që Franca të bëhet vendi i parë që do të përfshijë në Kushtetutën e saj mundësinë e ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë, presidenti Emmanuel Macron njoftoi të dielën se propozimi përkatës është gati dhe do t’i paraqitet brenda pak ditësh Këshillit të Shtetit.

Rishikimi kushtetues do të ketë të bëjë me nenin 34 të Kushtetutës franceze dhe do të specifikojë termat dhe kushtet në të cilat do të ushtrohet “liria e garantuar e gruas për të zgjedhur një ndërprerje vullnetare të shtatzënisë”.

Presidenti francez bëri me dije se rishikimi kushtetues nuk do të bëhet me referendum por përmes të ashtuquajturit procesi i Konferencës së Versajës, pra vendimi i përbashkët i Asamblesë Kombëtare dhe Senatit. Në Francë, ligji i parë për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë u miratua në vitin 1975, nën presidencën e Giscard D’Estaing dhe me Simone Weil si Ministre të Shëndetësisë.

Në vitin 2022, në Francë u regjistruan 234,000 aborte, më së shumti në tridhjetë vitet e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!