Franca fiton ndaj Moldavisë

schedule15:35 - 23 Mars, 2019

schedule 15:35 - 23 Mars, 2019

Mbrëmjen e kaluar janë zhvilluar edhe takimet e tjera në grupin H ku bën pjesë edhe Shqipëria. Franca ka mposhtur lehtësisht Moldavinë me rezultatin 4-1, ndërkohë që Islanda nuk zhgënjeu ndaj Andorrës.

Në grupin H ku bën pjesë edhe Shqipëria janë zhvilluar edhe takimet e tjera. Franca e nis mbarë kualifikueset  e europianit 2020. Kampionët në fuqi të botës fituan me rezultatin e thellë 4-1 në transfertën e Moldavisë.

Trajneri Deschamps hodhi në fushë të gjithë titullarët, të cilët e patën të lehtë të rrëmbenin tre pikët. Festivalin e golave e hapi Griezmann në minutën e 24. Sulmuesi i Atletikos asistohet saktë nga Pogba dhe realizon qetësisht.

Miqtë dyfishojnë rezultatin vetëm dy minuta më pas me Varane. Shtatlarti francez fiton duelin ajror me kundërshtarët dhe kalon Francën në avantazh të dyfishtë. Në fundin e pjesës së parë, listës së golashënuesve u shtua edhe Oliver Giroud, i cili shfrytëzon pakujdesinë e portierit moldav.

Edhe në pjesën e dytë të lojës Franca dominoi lojën dhe shënoi golin e katër me Mbappe. Në fund vendasit realizon golin e nderit me Ambdros. Në takimin tjetër Islanda fitoi pastër 2-0 ndaj Andorrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!