Së bashku, me “Tre Luanët” e Anglisë janë favoritët absolut për fitimin e trofeut të Euro 2024. “Gjelat” e Francës do të nisin mbrëmjen e kësaj të hëne aventurën e tyre evropiane, teksa në orën 21:00 do të sfidojnë në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, Austrinë në përballjen e dytë, të xhirosë së parë, të Grupit E.
Të udhëhequr nga “ylli” i sulmit, Kylian Mbappe, djemtë e Deschamps janë padyshimin më të vogël një skuadër spektakolare, e cila di se si të ndëshkojë rivalët, mirëpo, në kampin e Austrisë e dinë diçka të tillë dhe do të mundohen të godasin kundërshtarin sapo t’i jepet mundësia më e vogël, të paktën kështu është shprehur kapitezni, Marcel Sabitzer disa orë para sfidës.
“Në këtë fazë të grupeve, Franca do të jetë kundërshtari ynë më i vështirë. Ajo është një nga favoritet kryesore dhe ka një skuadër të jashtëzakonshme me konkurrencë të fortë në çdo pozicion. Të gjithë lojtarët e saj luajnë ndër klubet më të mëdha në Europë ku luajnë një rol të madh, si Giroud te Milan, Griezmann tek Atletico Madrid apo Coman te Bayern Munich, për të mos përmendur Kylian Mbappe që e njohin të gjithë. Nuk është rastësi që ata fituan Kupën e Botës 2018 dhe arritën në finale në 2022 në Katar, prandaj ne do të duhet të bëjmë një ndeshje perfekte për të arritur një rezultat pozitiv”,- u shpresh “fantazisti” ausriak. /i.m /abcnews.al