Franca do të dëbojë nga vendi 231 ekstremistë të dyshuar pas sulmit ndaj mësuesit në Paris

schedule20:48 - 18 Tetor, 2020

schedule 20:48 - 18 Tetor, 2020

Franca po përgatitet të dëbojë 231 të huaj të dyshuar si ekstremiste të besime fetare, dy ditë pasi një Islamist i lindur rus i preu kokën një mësuesi.

Ministria e Brendshme e Francës, përgjegjëse për dëbimin e të huajve, ende nuk ka komentuar asgjë për çështjen.

Qeveria qendrore e Presidentit Emmanuel Macron ka qenë nën presion nga partitë konservatore dhe të ekstremit të djathtë, për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj shtetasve që gjykohet se paraqesin kërcënim të sigurisë kombëtare.

Macron ka zhvilluar një takim të Këshillit të Mbrojtjes me ministrat e lartë të kabinetit këtë të Dielë, për të diskutuar edhe mbi këtë çështje.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!