Franca, Deschamps: Tashmë i kam idetë e qarta për Euro 2024, kam folur me Mbappe

schedule15:41 - 14 Mars, 2024

schedule 15:41 - 14 Mars, 2024

Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze, foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjeve miqësore kundër Gjermanisë dhe Kilit.

“I kam idetë e qarta për Kampionatin Europian. Ka një grup bazë prej rreth njëzet lojtarësh, natyrisht nëse nuk do të kenë probleme fizike deri atëherë. Do të ketë disa reflektime për 3-4 lojtarë të tjerë, gjithçka varet nga ajo që do të ndodhë nga tani deri në Euro 2024. Nëse do të ketë lëndime serioze nga tani deri në listën e majit, do të duhet të gjejmë zgjidhje të tjera.

Këto dy miqësore kundër Gjermanisë, më 23 mars në Lyon, më pas kundër Kilit, më 26 mars në Marseille, përbëjnë një nga pikat e fundit të tranzicionit përpara Kampionatit Europian, të planifikuar nga 14 qershori deri më 14 korrik. Të tjera miqësore janë planifikuar para ndeshjes së parë të Euro 2024, më 17 qershor kundër Austrisë, por datat dhe identiteti i kundërshtarëve nuk u zbuluan.”

Deschamps flet edhe për menaxhimin e Mbappe nga Luis Enrique.

“Elementi i freskisë në një kompeticion të madh është diçka thelbësore. Kështu që është mirë që lojtarët të kenë kohën e duhur të lojës, por të luash çdo tre ditë do të ketë lodhje. Megjithatë, këto janë zgjedhje. Kjo varet nga trajneri i tij. Kur ishte trajner i Spanjës, ai nuk pëlqente kur njerëzit i futnin hundët në punët e tij, kështu që unë nuk do ta bëj këtë. Por do të doja që ai t’i jepte më shumë hapësirë Kolo Muani.”

E ardhmja e Mbappe?

“Tashmë e kam gjetur veten në situata të ngjashme, me një lojtar që duhej të nënshkruante për një klub tjetër gjatë një Botërori apo Kampionati Europian dhe më duhej të hapja dyert për kombëtaren. Unë flas me Kylian dhe me të gjithë lojtarët. Më duhet të flas për situatën e tij, çfarë po ndodh ose mund të ndodhë”, ka përfunduar trajneri i “Gjelave”./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!