Franca dënon grushtin e shtetit në Gabon

schedule15:48 - 30 Gusht, 2023

schedule 15:48 - 30 Gusht, 2023

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Veran, në lidhje me ngjarjet në Gabon tha se “Franca dënon grushtin e shtetit nga ushtria në vend”.

“Franca po ndjek nga afër zhvillimet në Gabon. Ne e dënojmë grushtin e shtetit nga ushtria, dhe presim që të zbatohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Gabon”, tha Veron.

Gjithashtu Ambasada Franceze në Gabon, në platformën e rrjeteve sociale X, iu bëri thirrje shtetasve francezë të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ngjarjeve në vend.

Ushtria mori pushtetin

Një grup ushtarësh, të cilët hynë në ndërtesën e televizionit kombëtar në orët e para të mëngjesit, njoftuan se morën nën kontroll administratën.

Ushtarët njoftuan se zgjedhjet e 26 gushtit u anuluan dhe kufijtë e vendit u mbyllën.

Presidenti aktual, Ali Bongo Ondimba fitoi në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 26 gusht për herë të tretë.

Ali Bongo, 64-vjeç, mori detyrën në vitin 2009 nga babai i tij, Omar Bongo, i cili sundoi vendin për më shumë se 41 vjet.

Në orët e fundit të procesit të votimit në vend u vendos një shtetrrethim me arsyetimin e “dhunës” dhe ndërkohë që procesi i numërimit të votave vazhdoi pas zgjedhjeve u kufizua interneti.

Opozitarët reaguan ndaj praktikave të qeverisë dhe lideri i opozitës Ondo Ossa pretendoi se zgjedhjet janë manipuluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!