Franca bën thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme: Është rruga e duhur

schedule15:55 - 19 Maj, 2021

schedule 15:55 - 19 Maj, 2021

Franca vijon me thirrjet për armëpushim në Lindjen e Mesme. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire i tha Al Jazeera nga Parisi se ashtu sikurse ka propozuar presidenti Macron rruga e duhur është armëpushimi i menjëhershëm

“Unë mendoj se Presidenti Emmanuel Macron ka qenë shumë i qartë, diplomacia nuk mund të bllokohet në këtë konflikt të gjatë.”

“Ka nevojë për një armëpushim, ka nevojë për veprim diplomatik dhe kjo është arsyeja pse Presidenti Macron ka propozuar këtë iniciativë me Egjiptin dhe Jordaninë,” tha ai.

“Unë mendoj se këto janë nisma shumë pozitive, dhe përsëri mendoj se kudo në botë, të gjithë po presin një armëpushim, po presin një armëpushim dhe kjo është pikërisht rruga që është propozuar nga Franca dhe nga Presidenti Macron.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!