Trajneri aktual i Inter Primavera dhe heroi i tripletës së famshme të Interit, Christian Chivu, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sportitalia”. Ish-mbrojtësi i Interit ndër të tjera është ndalur në disa tema. Nga eksperincat e tioj në klubet ku luajti në karrierën e tij e deri te krahasimi mes dy trajnerëve të mëdhenj që ai i njeh shumë mirë, Luciano Spalletti dhe Jose Mourinho, deri në atë 6 janar 2010, ditën e “rilindjes” së tij.
6 janari 2010 përfaqëson ditën e rilindjes së Christian Chivu, pas frakturës së kafkës së pësuar gjatë ndeshjes Chievo-Inter.
“Ishte dita ime e rilindjes. Nuk ishte një moment i lehtë për t’u menaxhuar. Unë isha me fat/ ishte afër dhe unë nuk do të mund të flisja më dhe as të lëvizja anën e majtë të trupit, ditët e rikuperimit, mijëra pyetje që i bëja vetes, pasiguria për të mos qenë më një futbollist profesionist, por me fat që jam akoma një njëri normal. I peshova të dyja, dhe jam me fat që sot jam këtu.
Pas dy muajsh e gjysmë isha në fushë, me gjithë frikën dhe pasiguritë e mia për rastin. Duke luajtru kam vuajtur veçanërisht në goditjen me kokë. Gjithçka që duhej të kaloja, më pas ilaçet që mora më shtynë të bëja gjëra që nuk doja dhe nuk ishin në karakterin tim. Ashtu si gjestet e pahijshme të bëra pas ndeshjes së Kupës në Romë, grushti ndaj Marco Rossi, debati me Rafa Benitez. Por ashkush nuk e di që kam marrë ilaçe. Mbaj mend që miqtë e mi merrnin në telefon gruan time dhe e pyesnin nëse gjithçka ishte në rregull. Ata mendonin se isha agresiv në shtëpi dhe do të dhunoja bashkëshorten time.
Unë me të vërtetë dua ta sqaroj këtë, sepse më pas gjykohem për gjestet e mia në Romë pavarësisht se kërkova falje. Goditja me grusht e Marco Rossit ishte si një instikt i parë i kafshëve, por ka një arsye, dintoina. Duhet t’i merrja për dy muaj, por kisha 9 muaj që i merrja”, është shprehur Chivu./ h.ll/abcnews.al