Fqinji vrau fëmijën në Fier, banorët: Autori i rritur pa prindër, e ëma u martua në Maqedoni

schedule19:35 - 16 Nëntor, 2021

schedule 19:35 - 16 Nëntor, 2021

Në shtëpinë e 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij në Fier dhe më pas u mbulua me baltë ka pllakosur zia. Familjarët janë të tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që motivet e saj janë ende mister. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë. Ai u konstatua nga policia, pas denoncimit të së ëmës.

Fqinjët e tyre shprehet për kamerat se autori ishte rritur në një familje pa nënë dhe pa baba. Ai thotë se ëma ishte martuar në Maqedoni, por shprehet se nuk ka dijeni nëse ka qenë apo jo i dënuar më parë.

“Janë banor të fshatit këtu., Ku dimë ne tani. Na vjen keq se e kemi pasur të lagjes djalin e vogël. Këtu bridhte. Na ka ardhur keq si për fëmijë tonë. Ishte djalë flori i urtë. Derë më derë ishin. Ky që ka bërë këtë, është rritur pa nënë dhe pa baba. E ëma është martuar në Maqedoni. Pa prindër. Nuk e dimë nëse ka qenë i dënuar. Dukej njeri  që shikonte punën e tij. Nuk dimë më shumë”, shprehen fqinjët.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, ndërkohë Çalamani është vënë në pranga. Tashmë pritet dëshmia e tij dhe hetimi më i thelluar i ngjarjes për të mësuar motivet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë. Në vitin 2006, Çalamani kishte qenë autor i një ngjarje të ngjashme, ku bashkë me shokun e tij kishin rrëmbyer një vajzë adoleshente në atë kohë vetëm 16-vjeç dhe e kishin torturuar për 20 minuta. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!