FOTOT/ U kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, kush janë dy të arrestuarit nga Lushnja

schedule16:22 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:22 - 5 Nëntor, 2020

ABC News siguron fotot e dy të arrestuarve ditën e sotme pasi akuzohen se kanë tentuar të kalojnë një sasi të konsiderueshme droge nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit janë Arlind Tabaku, 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi, 41 vjeç, banues në Lushnjë. Më shumë se 2 ton kanabis e fshehur mes frutave u sekuestrua në Podgoricë dy ditë më parë.

Policia malazeze theksoi se lënda narkotike hyri nga Shqipëria dhe destinacion ishin vendet e BE-së. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore./mv.abcnews.al

Përparim Shurdhi                                                    Arlind Tabaku

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!