FOTOT/ Pas trotuarëve të rinj në “Mylsym Shyri”, instalohen dhe vendqëndrimet për biçikletat

schedule08:59 - 27 Shtator, 2023

schedule 08:59 - 27 Shtator, 2023

Pas rehabilitimit të trotuareve në rrugën “Mylsym Shyri”, Bashkia e Tiranës ka vendosur dhe vendqëndrime për biçikletat për të inkurajuar përdorimin e mëtejshëm të tyre.

Kjo iniciativë shërben për të reduktuar trafikun e makinave në qytet dhe ndotjen e mjedisit, duke promovuar përdorimin e biçikletave për udhëtimet e shkurtra dhe të mesme.

Projekti ka për qëllim të krijojë një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për komunitetin dhe të ndihmojë në përmirësimin e trafikut në qytetin e Tiranës.

Prej tetë vitesh, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme promovimit të transportit të qëndrueshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!