Italia është tronditur nga një ngjarje makabre ku një vogëlush shqiptar është vrarë me thikë nga babi i tij monstër.
44-vjeçari Mirko Tonko, nga Polonia u arratis dje nga spitali Covid, ku kurohej për shkak të infektimit me koronavirus dhe shkoi në banesën ku jetonte ish-familja e tij. Dera iu hap nga djali 10-vjeçar Mattias, por ai në vend që të përqafonte dhe ta merrte në krah, i nguli thikën në qafë duke e lënë të vdekur në vende dhe më pas u arratis.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe foto e familjes që pati fatin tragjik. Në momentin e krimit, nënë shqiptare Mariola Rapaj, 32 vjeç, nuk ishte në banesë. Ajo e gjeti vogëlushin që kishte me babain monstër, të vdekur dhe të mbytur në gjak.
Raportohet se Mirko Tonko, kishte një urdhër që të mos i afrohej familjes, por kjo nuk e ka ndaluar që të ndërmarrë aktin ekstrem. /abcnews.al/