Riviera shqiptare është vizituar këtë verë nja mijëra turistë nga e mbarë bota, ku një prej tyre ishte edhe vajza e ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump.
Turistja më speciale e kësaj verë Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së.
Ka qenë Auron Tare ai i cili bëri të ditur këtë lajm në emisionin “Opinion” ku tha se vajza e ish-presidentit Trump qëndroi në Shqipëri për 6 ditë dhe e kishte shijuar në maksimum vendin tonë.
Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.
Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve. Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për t’ju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë” tha Tare. /abcnews.al/