Fotot e radhës nga super teleskopi James Webb: Një galaktikë fantazmë, 32 milionë vite dritë larg

schedule23:20 - 20 Korrik, 2022

schedule 23:20 - 20 Korrik, 2022

Publikimi i fotove të para të NASA –s të realizuara nga teleskopi James Webb mahniti botën javën. Dhe, NASA vijon të publikoje pamje të tjera.

Së fundmi u publikua një tjetër foto që tregon krahët spirale vjollce të një galaktike fantazmë 32 milionë vite dritë nga Toka që disa thonë se ka një ngjashmëri të habitshme me vorbullën “Doctor Who”.

Gabriel Brammer , një astronom në Qendrën Kozmike Agimi në Institutin Niels Bohr në Universitetin e Kopenhagës, krijoi imazhin e ‘galaktikës fantazmë’ – e njohur zyrtarisht si NGC 628 ose Messier 74 – duke analizuar të dhënat e papërpunuara nga teleskopi James Webb.

Webb kapi imazhin e NGC 628 më 17 korrik dhe i dërgoi të dhënat përsëri në Tokë, ku u ruajtën në Arkivin Barbara Mikulski për Teleskopët Hapësinorë, (MAST), një arkiv që mban të dhëna nga 16 teleskopët e NASA-s, duke përfshirë misionet aktuale si p.sh. Teleskopi Hapësinor Hubble dhe Kepler, një observator hapësinor që “gjuan” planetet rreth yjeve të tjerë. /abcnews.al/