Rastet e infektimeve me COVID në vend kanë pësuar rritje përgjatë ditëve të fundit. Komiteti i Ekspertëve deklaroi sot se në incidencën dy-javore është vënë re rritje e shifrave veçanërisht në Tiranë, Durrës dhe Sarandë.
Gjithsesi nga disa foto të shkrepura nga LSA sot në Tiranë vihet re se qytetarët nuk përdorin maska. Ndërsa në urbane ka një dyndje pasagjerësh pa maska dhe pa distancë fizike.
Aktualisht në vend janë 29,323 raste aktive me COVID. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 1380 viktima./mv.abcnews.al