Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshe në qytete të ndryshme anembanë botës për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas SKY, njerëzit dolën në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën në Berlin, Londër, Irak, Korenë e Jugut si dhe Kosta Rika.
Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e katërt të saj. Palët kanë shprehur gatishmërinë për bisedime me kushte të ndryshme dhe deri më tani nuk ka pasur dakordësi.
Rusia kërkoi takimin në Bjellorusi duke vënë ultimatum deri në orën 15:00 por Zelensky ka refuzuar duke thënë se ky do të ishte një opsion i mundshëm në rast se trupat ruse nuk do kishin hyrë në Ukrainë nga territori i Bjellorusisë.
/abcnews.al