Ngrihet në KQZ zyra e posaçme që do të hetojë krimet zgjedhore

schedule13:51 - 15 Prill, 2025

schedule 13:51 - 15 Prill, 2025

Një zyrë e posacme është ngritur në komisionin qendror të zgjedhjeve, e cila do të hetojë krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Zyra vjen, si pjesë e strategjisë se firmosur pak javë më parë nga KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme duke krijuar një mekanizëm të qartë për shkëmbimin e informacionit, ndjekjen e rasteve dhe bashkërendimin e përpjekjeve për të garantuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Me këtë marrëveshje, institucionet angazhohen për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për veprime konkrete në luftën kundër krimeve zgjedhore, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!