FOTOLAJM | Mema nuk i ndahet Tiranës, takim miqësor me Halilin

schedule13:59 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 13:59 - 19 Dhjetor, 2019

Ardian Mema u largua nga drejtimi i Tiranës pas humbjes që bardheblutë pësuan me Bylisin. Nuk mund të kishte më bashkëpunim, por me presidentin Refik Halili ka pasur shtrëngim duarsh. “Jemi sërish miq”, tha Mema të hënën në emisionin “Pressing” në ABC News.

Ish-trajneri i bardhebluve ndoqi derbin nga “Air Albania Stadium”, ndërkohë që edhe dje në sfidën me Flamurtarin ishte në tribunë. Këtë herë Mema nuk ishte i vetëm, pasi me të ishte edhe Erjon Xhafa, të cilin e kishte ndihmës gjatë kohës që drejtoi Tiranën.

Në përfundim të ndeshjes ai u takua edhe me presidentin Refik Halili, si dhe me brazilianin Elton Cale. Anësori i majtë shkoi në tribunë së bashku me vajzën e tij dhe pati një takim shumë të përzemërt me Memën, i cili ishte ai që e kërkoi atë te Tiranë në merkaton e verës. / abcnews.al

Halili, Mema, Xhafa dhe Cale me vajzën e tij