Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është fotografuar duke buzëqeshur teksa ishte dëshmitar i shpërthimit të të ashtuquajturave “dronë vetëvrasës”.
Dronët e provës identifikuan me sukses dhe goditën objektivat pasi fluturuan në rrugë të ndryshme të paracaktuara, raportoi media shtetërore koreane-veriore.
Fotot e testimit të Koresë së Veriut treguan një dron të bardhë me bishta dhe krahë në formë X që supozohej se përplasej dhe shkatërronte një objektiv që i ngjan tankut kryesor të betejës K2 të Koresë së Jugut.
Sipas Ministrisë së Unifikimit në Seul, Koreja e Jugut, është hera e parë që Pheniani zbulon dronët vetëvrasës.
Kim bëri thirrje për prodhimin e më shumë dronëve vetëvrasës që do të përdoren në këmbësorinë taktike dhe njësitë e operacioneve speciale, të tilla si dronët sulmues vetëvrasës nënujorë dhe dronët e zbulimit strategjik dhe sulmi me shumë qëllime, tha Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA).
/abcnews.al